Lajmet e fundit

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas aksidentit që ka ndodhur para disa minutave në Suharekë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Klankosova.tv tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
"Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se më datë 02.06.2025, rreth orës 23:11, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, është raportuar për një aksident trafiku me dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy automjete të parkuara dhe një lokal. Si pasojë, dy persona që ndodheshin në automjet kanë pësuar lëndime trupore", tha Bytyqi.
Poashtu, bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin.
https://klankosova.tv/aksident-ne-suhareke-vetura-perfundon-brenda-nje-lokali-video/