Dy persona janë plagosur sonte në Podujevë.
Siç mëson Klankosova.tv viktimat janë plagosur nga arma e zjarrit në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe rasti po cilësohet si "Vrasje në tentativë".
Nga vendi i ngjarjes pritet të sigurohen edhe pamjet nga kamerat.
Klankosova.tv mëson po ashtu se fillimisht ka pasur një konflikt mes dy grupeve të cilët janë rrahur me grushte.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.