Dy persona, një mashkull dhe femër, u gjetën të vdekur sot në një vilë në Pejë.
Lidhur me ngjarjen tragjike për Klankosova.tv detaje ka dhënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
Ai tha se në vendin e ngjarjes janë siguruar prova të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtejshme të hetuesisë si dhe janë identifikuar dëshmitarët.
"Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të jepen detaje më shumë”, tha Nikçi për Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=XNx7zXYVG3A
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.