Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të zhdukjes së vajzave të mitura.
Rasti i parë ka ndodhur në Malishevë, ku një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e saj. Rasti i dytë është regjistruar në fshatin Bellacërkë, në komunën e Rahovecit, ku një baba ka njoftuar policinë për largimin e vajzës së tij, por gjithashtu nuk dihet vendndodhja e saj.Të dy rastet janë duke u hetuar nga organet e rendit, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Klankosova.tv