Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, ka dhënë detaje të reja mbi arrestimin e Gjorgje Radomiroviq në Serbi, i cili më 7 gusht të këtij viti ishte arratisur nga Burgu i Mitrovicës së Veriut.
Sipas Boshnjakut, Radomiroviq kishte vrarë një serb tjetër, dhe plagosur rëndë vëllanë e tij.
Sa i përket arratisjes, gazetari thotë se i burgosuri u ndihmua nga personeli i burgut, ku sipas tij, tanimë dy zyrtarë janë suspenduar.
34 vjeçari u arrestua në zonën e Novi Pazarit në Serbi, shkruajnë mediat serbe.
Ndërkohë, Boshnjaku tha se për veprat penale që i ka kryer në Serbi, Radomiroviq burgun do ta vuaj atje, por sa i përket krimeve të kryera në Kosovë, ai shton se me shumë gjasa, bazuar në raportet e dy vendeve, ai nuk do të dorëzohet tek Policia e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=PR9YE8dgesI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.