Gee’s Clippers në Milkaukee mirëpriti klinikën e parë të vaksinave të shtunën e kaluar dhe pritet edhe që edhe më shumë vaksina të planifikuara të administrohen në tre javët e ardhshme.
Gaulien “Gee” Smith, pronar i dyqanit, bashkëpunoi me Hayat Pharmacy për t’ua bërë të mundshme vaksinat klientëve të tij.
“Ejani në Gee’s Clippers, bëni një prerje flokësh dhe merrni vaksinë”, i tha Smith WDJT-TV. “Shumë klientë kanë një marrëdhënie më të mirë me berberin e tyre se sa me mjekun. Pra, cili vend është më i mirë për të administruar një vaksinë se sa në një rrojtore?”
Dimmy Sokhal, një farmacist në Hayat Pharmacy, tha se rrojtorja është një vend ideal për një klinikë vaksinimi.
“Njerëzit janë të familjarizuar me zonën. Kanë një dhomë të bukur në pjesën e pasme për kontrollet shëndetësore dhe gjithçka, kështu që menduam se do të ishte mirë të kishim një klinikë këtu”, tha ai.
Konsumatori, Ryan Wroten, u shpreh se erdhi vetëm në Gee’s për një zbukurim, por u largua nga aty duke marrë edhe dozën e parë të vaksinës.
“Thjesht vendosa ta bëj sot. Shanset që të bëj takim me ndonjë mjek sot ishin ndoshta të pakta. Por nëse ai është këtu, nëse ofrohet teksa jam tashmë tek berberi, atëherë përfitojeni rastin”, deklaroi Wroten për WTMJ-TV.
Smith shtoi se shpreson që përpjekjet e tij do të ndihmojnë gjithashtu në krijimin e besimit të komunitetit ndaj vaksinës.
https://www.youtube.com/watch?v=YI6OGDSW87s
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.