Një dyqan në Luiziana po lutet për kthimin e një statuje të madhe ariu, e cila u vodh nga pjesa e përparme e biznesit.
Giggles, dyqani për fëmijë tha në një postim në Facebook se "maskota gjigante e ariut gomë”, e quajtur Willow, u zhduk ditët e fundit nga vendi i saj ku qëndronte.
"Patëm shumë fëmijë që erdhën të shtunën dhe thanë se sa shumë u mungonte ariu, dhe me sezonin e festave është thjesht një ikonë argëtuese për ne, e dini?" tha pronarja Whitney Coleman për WBRZ-TV, transmeton Klan Kosova.
"Ai rri jashtë, "vjen" brenda për mot të keq dhe është i rëndë, kështu që është thjesht situatë e trishtuar, shumë e trishtuar për ne".
Coleman shtoi se dyqani nuk do të bëjë asnjë akuzë penale apo të bëjë pyetje nëse ia rikthejnë Willow.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.