Një dyqan në Massachusetts të ShBA-së ka pretenduar titullin e dyqanit më me fat në ShBA pasi ka shitur tre bileta lotarie me vlerë 1 milion dollarë ose më shumë që nga muaji mars.
Së fundmi, Lotaria Shtetërore e Massachusetts tha se Old South Diner në Nantucket i shiti një biletë gërvishtëse prej 20 dollarësh tek Sean Durnin, i cili përfundoi duke kapur xhekpotin e lotarisë të martën prej 1 milion dollarësh.
Durnin tha se paratë e tij të çmimit do të shkojnë për të bërë investime për djalin e tij.
Old South Diner kishte shitur me 11 mars një biletë tjetër gërvishtëse, e cila doli fituese e 1 milion dollarëve dhe një tjetër në vlerë 2 milion dollarë më 10 qershor.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.