Një nxënëse e klasës së tetë e shkollës "Kajtaz Ramadani” në Malishevë, dyshohet se u sulmua seksualisht nga punëtori teknik i këtij institucioni.
Sipas drejtorit të shkollës, Bedri Toplana, nga kamerat e sigurisë kanë xhiruar lëvizjet e nxënëses dhe të dyshuarit, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, nxënësja kërkoi leje nga mësuesja për të shkuar në tualet që të pastroj duart, por në mungesë së ujit ajo e thirri punëtorin teknik për ta rregulluar problemin.
E aty, sipas 14 vjeçarës i dyshuari e sulmoi seksualisht.
Krejt ngjarja besohet që ndodhi për shtatë sekonda, por, si për çudi, sekondat kur nxënësja doli nga dera e tualetit nuk u regjistruan nga kamerat.
Pse ndodhi kjo, drejtori nuk pati arsyetim.
I dyshuari i cili u suspendu nga puna, para drejtorit i cili nuk ka asnjë ankesë për ish-punonjësi i tij, u deklarua i pafajshëm.
Në familjen e të dyshuarit i cili që disa vjet është staf i shkollës, nuk deshën të flasin për rastin. Ashtu si edhe familjaret e viktimës të cilët veç i konfirmuan televizionit se 14 vjeçarja nuk ishte në gjendje që të premten të shkojë në shkollë.
E që të mos veproj njëjtë ditëve të tjera, Qendra për Punës Sociale, po i ofron ndihmë të miturës.
Për rastin ishin fjalë pak organet e drejtësisë. Nga Prokuroria e Gjakovës veç konfirmuan se i dyshuari po qëndron në paraburgim për 48 orë e shpejt do të bëjnë kërkesë që kjo masë t'i zgjatët edhe për 30 ditë.
https://www.youtube.com/watch?v=OxCh8zK_uDc
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.