Një skandal i madh mund ta përfshijë sportin e tenisit dhe atë në nivelet e tij më të larta.
Në disa dosje që deri më tani ishin sekrete, por të cilat tashmë i posedon BBC, janë zbuluar prova të konsiderueshme se shumë ndeshje tenisi për gjatë viteve janë trukuar për përfitime ilegale, njofton Klan Kosova.
Sipas një hulumtimi të BBC-së dhe Buzz Feed News, manipulimet të cilat përfshinë edhe disa lojtarë eminentë, kanë ndodhur edhe në turnet më të mëdhenjë të sportit të bardhë siç është Wimbledon në Angli dhe Roland Garos në Francë.
Dyshimet e bazuara të BBC-së thonë se mes lojtarëve që kanë mundur të humbin ndeshjet me qëllim në koordinim me bastoret sportive, kryesisht italiane, janë edhe disa tenistë në top 50-shen e më të mirëve.
Sipas raportimeve të BBC-së, përkundër se janë paraqitur prova evidente asnjë lojtar nuk është diskualifikuar e madje as nuk është thirrur për t’u intervistuar.
Arsyetimet e ATP-së (Asociacioni i Tenistëve Profesionistë) kanë qenë se hulumtimi është ngritur vetëm mbi dyshime, porse ende nuk ka fakte të dokumentuara se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur.
Gjithsesi, nëse dyshimet e BBC-së dalin të jenë të vërteta ky do të ishte skandali më i madh që e ka goditur ndonjëherë botën e tenisit.
klankosova.tv
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.