Iu vu flaka, as 24 orë prej kur nisi restaurimi i tij.
Gjimnazi i vjetër në Ferizaj, në orët e para të së martës u dogj nga persona ende të panjohur, e zjarri që nuk u arrit të shuhet tërësisht as gjatë ditës po hetohet nga policia, raporton Klan Kosova.
Era e madhe që mbizotëroi sot dhe vjetërsia e objektit u nxorën më shumë punë zjarrfikësve.
Objektin, që është nën mbrojtje të shtetit, e vizituan të martën edhe zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, që po ashtu po hetojnë shkaktarët.
E regjisori Besim Ugzmajli nga Ferizaj, këtë veprim e quan si tragjedi për trashëgiminë kulturore, dhe hedh dyshimet se djegia u bë me shkak që këtu të ndërtohet.
Aktin e zjarrvënies e dënuan edhe Komuna e Ferizajt e ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, që tha se pavarësisht kësaj, gjimnazi do të restaurohet. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/TggAXb7k4P8
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.