Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Suharekë.
Dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, derisa një tjetër është lënduar.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.