Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Dyselldorf të Gjermanisë.
Xhudistja kosovare e ka mposhtur me Ipon kundërshtaren nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasure.
Pak kohë iu desht kosovares që ta mposhtë kundërshtaren e cila që nga fillimi frikësohej të përballej me të.
Në postimin e tij trajneri Driton Kuka ka shkruar:
"E artë!
Grand Slam Dusseldorf??
Pamja e Flamurit Kuq e Zi dhe Flamurit Shtetëror e mahnitshme ..."
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.