Fituesja e medaljes së bronztë, xhudistja kosovare Laura Fazliu, është shprehur tejet e lumtur për suksesin e arritur.
Ajo e ka falënderuar trajnerën e saj Majlinda Kelmendin, duke thënë se kjo e fundit i ka qëndruar gjithmonë afër.
“Majlindën e kam pas gjithmonë afër, edhe në momentet kur nuk kam qenë mirë Majlindën e kam pas në krah dhe afër .Për Tonin është edhe medalja e pestë olimpike sot”, tha ajo në një intervistë për RTK-në transmeton Klankosova.tv
Fazliu tha se do të punojë edhe më shumë për olimpiadën e ardhshme.
“Do të punojë shumë, pse jo të realizoj ëndrrën dhe të bëhëm kampione olimpike edhe ne olimpiaden e vitit 2028”, tha xhudistja e bronztë.
23-vjeçarja nga Mitrovica e mposhti kroatën Katarina Kristo, në Golden Score.
Kristo mori tri shido gjatë luftës duke e humbur ndeshjen me Fazliun.
Kjo ishte hera e parë që ajo mori pjesë në një olimpiadë.
E bronzta, ishte medalja e pestë në Lojëra Olimpike që arritën xhudistët e Kosovës.
Paraprakisht, Distria Krasniqi, në LO "Paris 2024" e rrëmbeu të argjendtën.
Derisa në dy olimpiadat e fundit, Kosova i mori tri medalje të arta.
Në "Rio 2016", Majlinda Kelmendi ishte protagonistja, kurse në "Tokyo 2020" por që u mbajt një vit më vonë për shkak të pandemisë, me të artën u stolisën, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.