Një gjyshe anonime e ka ndarë hallin me gratë tjera në webfaqen mumsnet, duke kërkuar këshillën e tyre në lidhje me atë se çka i kishte ndodhur pasi një ditë ishte kujdesur për nipin e saj të vogël.
Si shërbim ndaj djalit dhe nuses së saj, ajo një ditë pranoi që të kujdesej për fëmijën e tyre meqë ata donin të dilnin me miqtë, por në momentin që e lanë foshnjën, harruan që gjyshes t’ia jepnin edhe çantën me gjërat e bebes që ndodhej në veturë dhe pa e kuptuar u larguan nga aty.
“Kur e vura re, në vend që t’i telefononoja dhe t’ua prishja ditën, unë bëra një shëtitje deri në supermarketin lokal dhe bleva pelena, peceta dhe një veshje të vogël për foshnjën, meqë rrobat i ishin lagur pak dhe nuk doja që të sëmurej”, tregoi gjyshja.
Tingëllon krejtësisht e arsyeshme, apo jo? Kështu mendoi edhe ajo dhe gjithçka dukej në rregull kur ua shpjegoi situatën djalit dhe nuses kur ata erdhën për ta marrë foshnjën më vonë gjatë ditës.
Mirëpo, mëngjesin tjetër, gjyshja mori një mesazh në telefon nga nusja e saj, ku shkruhej:
"Faleminderit që u kujdese për nipin dje, por ndjej se duhet të të them diçka".
“Teksa e vlerësoj që kujdesesh për të, nuk e vlerësova faktin që ia ke ndërruar rrobat me të cilat ka ardhur, për çfarëdo arsye që ta kesh bërë. E di se kur i rrisje fëmijët e tu, rrobat e supermarketeve mund të kenë qenë mjaft të mira për ta, por në të vërtetë kjo nuk është mënyra që unë dua t’i vesh fëmijët e mi dhe shija jote është shumë ndryshe nga e imja”.
Nuk është për t’u habitur që gjyshja ishte mërzitur nga komentet lënduese të nuses së saj, por vendosi që të mos i përgjigjej mesazhit, pasi sipas saj, nuk meritonte një përgjigje dinjitoze.
“E vërteta është se doja t’i përgjigjesha duke i thënë ‘oh pirdhu ti moj zonjushë e vogël e ngecur dhe herës tjetër sigurohuni që ta lini çantën dhe nuk do i duhet të veshë rroba të tmerrshme të supermarketeve’”, shtoi gjyshja, para se t’i pyeste përdoruesit e tjerë në Mumsnet se si do i përgjigjeshin ata nuses së saj.
“Çfarë lope, unë e pranoj se kam pasur çrregullim hormonal të jashtëzakonshëm pasi linda vajzën dhe për disa arsye shpërtheja sikur të mos i doja më vjehrritë e mi të dashur. Por, e dashur, nusja jote qenka një lopë e vërtetë”, shkroi një përdoruese e mumsnet.com.
Një tjetër shtoi: "Unë do t'i shpjegoja djalit me mirësjellje sa më të mirë që të ishte e mundur se pse i bletë fëmijës rroba tjera, duke e vënë në dukje se nuk donit që ai të qëndronte me rroba të lagura dhe se nusja e kishte lënë çantën në veturë dhe se ti nuk deshe që t’i shqetësoje teksa ishin duke drekuar jashtë”.
"Bushtër e keqe. E lumtur t'ju përdorë si kujdestare për fëmijët, por nuk ju lë gjëra të përshtatshme për fëmijën", shkroi një tjetër.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.