Nuk është sekret që shumë martesa përfundojnë me divorc, por në disa raste, fundi i një martese nuk nënkupton edhe fundin e miqësisë. Në fakt, disa çifte arrijnë të ndahen në mënyrë romantike dhe të qëndrojnë miq të mirë, ndërkohë që bëhen miq pastaj edhe me partnerët e njëri-tjetrit.
Një grua është gjetur pikërisht në atë situatë, pasi tre vjet më parë u divorcua nga bashkëshorti dhe babai i djalit të saj pesëvjeçar.
Gruaja dhe ish-i i saj K kanë mbetur miq të ngushtë dhe “ende e duan njëri-tjetrin si miq”. Megjithatë, gjatë 10 muajve të fundit, K ka qenë në një lidhje me G, dhe që atëherë gruaja është bërë shoqe e shkëlqyer edhe me G", shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
"Gjithçka dukej se po shkonte mirë deri një ditë kur G dhe K kanë filluar të flasin për martesën. E di që K është vërtet në mëdyshje, por G me të vërtetë dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë vetë," shkroi ajo në forumin AITA të Reddit.
Gruaj u hutua kur partnerja e ish-burrit i kërkoi që t’ia vishte fustanin e martesës.
"Mendoj se G pa disa foto të vjetra të mia me fustanin e nusërisë dhe është emocionuar lidhur me atë se sa i bukur është fustani im. Ditën tjetër ne pimë kafe së bashku dhe G tregoi se do të martohen së shpejti. I thashë sa e lumtur isha për të”.
"Megjithatë gjërat ndryshuan kur ajo më pyeti nëse mund ta vishte fustanin tim të nusërisë. U trondita shumë që ajo madje pyeti. Menjëherë i thashë që isha lajkatuar, por përgjigjja ishte JO. Ajo menjëherë u “pre” në fytyrë dhe filloi të pyeste se pse. I shpjegova që unë thjesht nuk ishta e rehatshme që ajo ta vishte fustanin tim për t'u martuar me ish-burrin tim."
Partnerja e ish-it të saj më pas u mërzit shumë dhe filloi "të shkaktonte skena", duke e shtyrë gruan të ngrihej dhe të largohej. Rreth një orë më vonë, ajo mori një telefonatë nga ish-bashkëshorti i saj duke e pyetur se çfarë ndodhi. Kur e mori vesh, edhe ai pranoi se ishte paksa e çuditshme dhe mori anën e ish-gruas, por nuk mbaroi me kaq.
"G ka bërë që miqtë dhe familja e saj të më thërrisnin grua të keqe pasi nuk e dhashë fustanin dhe duke pretenduar se nuk e kam harruar ende ish-burrin, dhe se kjo ishte arsyeja që e refuzova huazimin e fustanit vetëm për ta prishur dasmën e saj”.
Gruaja tha se i gjithë debati kishte shkaktuar një tendosje në marrëdhënien e saj me ish-in dhe bashkëprindërimin e tyre, duke e lënë atë të ndjehet se ajo thjesht mund të dorëzohet dhe ta lërë G t'ia veshë fustanin.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.