Arlind Rrudhani është 18-vjeçari që u dërgua pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Mitrovicës.
Ai u transportua nga Kçiqi për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë, transmeton Klankosova.tv.
Familjarët e të ndjerit kanë shkruar për vdekjen dhe humbjen e madhe që kanë pësuar, derisa kanë bërë të ditur se më i dashuri i tyre do të varroset në fshatin Rashan këtë pasdite.
Rastin e rëndë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
“Është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’”.
https://klankosova.tv/nje-18-vjecar-nga-kciqi-dergohet-pa-shenja-jete-ne-spitalin-e-mitrovic111es/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.