Është ndarë nga jeta në moshë të re ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahu.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët, komunitetin arsimor dhe institucionet e arsimit në vend, transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë angazhimit të saj profesional, Fejzullahu dha kontribut të çmuar në zhvillimin dhe avancimin e arsimit, duke u dalluar për integritet, përkushtim dhe vizion reformues. Kontributi dhe puna e saj do të kujtohen gjatë si shembull i shërbimit me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit publik dhe brezave të rinj”.
“Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllime familjes Fejzullahu, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.