Lajmet e fundit

Alex shkoi në kuzhinë dhe ushqimin e bëri vetë. Gjatë kësaj kohë restoranti nuk pati vizita nga ndonjë konsumator tjetër. Pasi e përfundoi përgatitjen, ai së bashku me ushqimin u largua nga aty duke mos e zgjuar asnjë.
Për këtë eksperience ai bëri disa fotografi brenda restorantit dhe i postoi në Facebook, për çka menjëherë ka marrë pëlqime të shumta dhe mbi 1.000 shpërndarje të tyre. Alex po ashtu e pranoi se për këtë eksperiencë të tij ai duhet t’i falënderohet mikes së tij të vjetër “Vodka”, sepse përndryshe nuk do ta bënte një të tillë.
Ai e ka pranuar se atë ditë nuk e ka paguar ushqimin, por se është rikthyer një ditë tjetër dhe e kishte kryer obligimin.
Pas këtij incidenti, menaxheri i Waffle House i kishte kërkuar falje Alex-it, si dhe sipas këtij të fundit ai edhe i ka ofruar punë si Blerës Sekret.