Një burrë nga Wisconsin, i cili humbi unazën e martesës në një liqen afër shtëpisë së tij, e njëjta iu kthye 14 vjet më vonë.
Mike dhe Tracy Kroening, të cilët kanë një shtëpi në bregun e Turtle Flambeau Flowage, pranë Mercer, thanë se ata po vizitonin ishullin e notit me fqinjët në vitin 2009 kur Majk humbi unazën.
Çifti tha se bënin udhëtime të rregullta në ishullin e notit, por kurrë nuk gjetën asnjë shenjë të unazës.
Shoqata Turtle Flambeau Flowage dhe Trude Lake tha në një postim në Facebook se një vizitor tjetër në zonë së fundmi gjeti unazën dhe ia dorëzoi shoqatës për të kërkuar pronarin e saj.
Postimi ra shpejt në vëmendjen e Kroening.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.