Lidhur me rrëfimin që bëri Sasa në BBVK për sëmundjen e saj, Antigona Kotorri në “Ëeekend” në Klan Kosova ka treguar prapaskenat e operimit të saj.
Kotorri tha se Sasa kishte filluar të punonte me të si e re, dhe ishte pjesë e asaj historie gjithë kohës, duke i ndihmuar t’i menaxhojë emocionet.
Ndër tjerash, ajo ka zbuluar edhe detaje nga koha kur Sasa ishte bërë operacion nga tumori i enëve të gjakut.
“Sasa ka fillu me punu me mu kur ka qenë shumë e re, masandej kam qenë pjesë e qasaj historie tanë kohën, duke i ndihmu që t’i menaxhojë emocionet e saj.
“Kur është sëmurë ka qënë ramazan, ishte agjërueshm, unë i kam thënë që nuk guxon me agjëru me atë gjendje. Ai është tumor i enëve të gjakut, që i rriten në mënyrë të pakontrollume. Ata u ajshin kohë pas kohë dhe e humbte fuqinë. Ne kur e kemi përcjell në Beograd, e kemi përcjell për me vdekë, askush nuk e ka menduar se do ta fitojë këtë betejë. Emocionet janë njësoj të gjalla, e kam shumë të vështirë mos me qajtë”, tha Kotorri.
Ajo bëri të ditur se derisa nuk e kanë çuar në Beograd, i kanë dhënë 30 litra gjak, që siç thotë ajo, janë derdhur në abdomenin e saj,
https://www.youtube.com/watch?v=ViDsumnJPOA
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.