Skuadra futbollistike "Drita" ka marrë lajmin se i gjithë ekipi ka rezultuar negativë në testimin për COVID-19, para duelit me Sileksin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Ligës së Evropës, duel ky që do të zhvillohet me 17 shtator në Shkup.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori sporti i Dritës, Valon Zymberi.
“Dje në mëngjes jemi testuar i gjithë ekipi këtu në Durrës, dhe nga rezultatet e marra sot, i gjithë ekipi ka rezultuar negativë për COVID-19”, tha ai.
Kujtojmë se Drita, kishte probleme me koronavirus një muaj më parë sa ishte pjesë e Ligës së Kampionëve, kur mjaftoi që një lojëtar i testuar në Zvicër rezultoi pozitiv dhe u eleminua nga kjo garë.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.