Mbështetja e madhe e për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u konfirmua me zgjedhjet e 14 shkurtit, ku ai mori mbi 50 për qind të votave të elektoratit.
Ka prej atyre që votuan për ndryshim, por ka edhe të atillë që e konsiderojnë vetën me fat që jetojnë në kohën e Kurtit, shkruan Klan Kosova.
Gazetari Kosovë Gjoci e ka zhvilluar një intervistë me Albin Kurtin në banesën ku ky i fundit ka jetuar dhe një komentuesi i ka bërë përshtypje numri i madh i librave.
"Më shumë libra ky sesa Biblioteka e Kosovës. Albin, me fat që jetoj në kohën tënde dhe të Messit", ka shkruar ai në linkun ku është shpërndarë intervista.

Kujtojmë se Kurti tashmë nuk banon në banesën 60 metra katrorë ku u realizua intervista. Ai është vendosur në një shtëpi në lagjen "Tasligje" të Prishtinës.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.