Një burrë nga Utah-u i ShBA-së, i cili vendosi të bënte dy udhëtime në Idaho për të blerë bileta lotarie, përfundoi duke fituar 3 milionë dollarë – por ai nuk e kuptoi këtë deri një muaj më vonë.
"I bleva të gjitha lojërat, duke përfshirë Mega Millions. Kisha shumë bileta", u tha zyrtarëve të lotarisë J. Refugio Gonzalez Almeida. Ai shtoi se nuk i kontrolloi biletat e tij deri një muaj më vonë.
Bileta e Almeidës përputhej me pesë numrat e parë, duke fituar çmimin prej 1 milion dollarësh, i cili u shndërrua në 3 milion dollarë kur numri Megaplier doli 3.
“Unë po i çoj paratë drejt e në bankë”, tha ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.