Kjo është dhoma e djegur e një tinexhereje, e cila e kishte lënë telefonin iPhone, duke u karikuar gjatë tërë natës.
Catilin Rae Durant, nga Wales, ka ikur nga flakët që kanë pushtuar dhomën e saj, mirëpo gjësendet që ajo kishte brenda janë shkatërruar të tërat dhe familja e saj nuk mund të rikthehet në shtëpi deri pas gjashtë muaj.
Zjarrfikësit kanë publikuar imazhet nga dhoma e djegur, në mënyrë që t’i paralajmërojnë familjes që të mos i lënë telefonat për kohë të gjatë në adapter.
Adapteri i saj ishte produkt origjinal i Apple. Mirëpo ajo e kishte lënë telefonin mbi çarçafët e saj gjë që ka shkaktuar nxehjen e telefonit, dhe si rezultat e tërë dhoma është djegur, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.