Piloti i një udhëtimi të destinuar për në Zurich bëri ulje dhe ndalesë të paplanifikuar në aeroportin e Stuttgart-it, për shkak se një grua zvicerane u bë shumë agresive kur iu mohua shërbimi i shampanjës, transmeton Klan Kosova.
Policia raporton se anëtarët e ekuipazhit nuk arritën ta qetësonin udhëtaren 44-vjeçare të klasës së biznesit, e cila u nervozua nga refuzimi i tyre për t’i shërbyer asaj më shumë shampanjë në këtë udhëtim nga Moska.
Gruaja në fjalë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u largua nga Airbus A320 dhe u urdhërua që të paguajë sigurimin prej 5.000 eurosh.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.