Një qen i shpëtoi jetën një alpinisti të lënduar duke u shtrirë mbi të dhe duke e mbajtur ngrohtë për 13 orë.
Grga Bërkiq u rrëzua teksa po ecte me qenin e tij të quajtur North në malet Velebit në Kroaci dhe nuk mund të lëvizte, raportojnë mediat lokale.
Dy persona të tjerë që po shëtisnin me të nuk mundën të arrinin Bërkiqin dhe ngritën alarmin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
North, një qen i tipit Malamute Alaskan tetë muajsh e mbajti ngrohtë për 13 orë Bërkiqin para se ta shpëtonin.
"Miqësia dhe dashuria midis njeriut dhe qenit nuk kanë kufij", tha shërbimi i shpëtimit malor i Kroacisë në Facebook.
Pas 13 orësh, afro 30 reagues të parë arritën tek ai dhe mundën ta transportonin nga mali, transmeton Klankosova.tv.
"Minutat dhe sekondat para se të mbërrinin ishin kaq të ngadalta," i tha Bërkiq gazetës kroate Jutarnji List. “Ky qen i vogël është një mrekulli e vërtetë”.
Shërbimi i shpëtimit malor i Kroacisë paralajmëroi kundër marrjes së qenve për ecje në kushte të vështira, veçanërisht gjatë motit të ashpër të dimrit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.