Një grua 72-vjeçare nga Michigan, fitoi jackpot lotarie në vlerë prej 250.000 dollarësh, tetë vjet pasi kishte fituar 252.074 dollarë duke shfrytëzuar numra të njëjtë.
“Unë blej tiketa KENO rregullisht. Pas shpalljes së rezultateve, të nesërmen i telefonova qendrës së thirrjeve të lotarisë dhe nuk mund t’i besoja veshëve të mi. Isha e tronditur”, deklaroi e moshuara.
“E ndala telefonin dhe i telefonova sërish, në mënyrë që të sigurohesha se i kisha dëgjuar saktë. Edhe pas kësaj ende nuk mund të besoja, kështu që i telefonova birit tim dhe i thash t’i verifikonte numrat online”, shtoi ajo.
I biri e konfirmoi se ajo ishte fituese e premisë kryesore prej 250.000 dollarësh me numrat 04-08-11-12-29-31-45-46-69-75, të cilat janë data të ditëlindjeve dhe përvjetorëve.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.