Një e moshuar nga Kosova derisa ishte me pushime në Shëngjin është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit.
Sipas abcnews.al, e moshuara ishte në rrezik për mbytje derisa ishte duke u larë në det, transmeton Klanksova.tv.
Vrojtuesit e detit i kanë dhënë ndërhyrjen e parë kosovares, dhe pastaj është dërguar në spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.