Pingpongisti egjiptian Ibrahim Hamadtou, i cili garoi në Lojërat Paraolimpike, e ka fascinuar botën me performancën e tij në Brazil.
Ai luan pingpong edhe pse nuk ka duar.
Duart i kishte humbur në një fatkeqësi hekurudhore kur ishte 10 vjeçar, kurse është i vetmi pingpongist që i shfrytëzon edhe këmbët gjatë lojës për të servuar, njofton Klan Kosova.
Ndonëse e humbi ndeshjen kundër gjermanit Thomas Rau, egjiptiani i fitoi zemrat e njerëzve në mbarë botën.
https://www.youtube.com/watch?v=mrQEoepzum0
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.