Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, reagoi ndaj deklaratës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, e cila sipas tij “mbron miratimin e rezolutës për Srebrenicën e në Parlamentin e Malit të Zi”.
Vulin kritikoi qeverinë malazeze për miratimin e dokumentit, bashkë me kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe kryeparlamentarin atje Aleks Beçiq.
Ai shtoi se "ta njohësh shtetin e rremë të Kosovës dhe japin mësime Serbisë në lidhje me ndërhyrjen në punët e brendshme të Malit të Zi mund të jetë vetëm dikush që erdhi në pushtet në valën e rezistencës serbe dhe më pas votoi për një rezolutë mbi Srebrenicë që dënon popullin serb për gjenocid”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.