Ylli iranian i Instagramit ka kontraktuar koronavirusin në burg, ka thënë avokati i saj.
Fatemeh Khishvand, e njohur më mirë me emrin e saj në Instagram Sahar Tabar, u bë e famshme pasi postoi foto në të cilat i ngjante asaj që është përshkruar si një version zombie i Angelina Jolie, njofton Klan Kosova.
Khishvand u arrestua në fund të vitit 2019 për krime përfshirë blasfeminë dhe nxitjen e dhunës, shkruan BBC.
Por kreu i burgut ku po mbahet mohoi që ajo është infektuar.
"Lajmet e publikuara nga avokati i Fatemeh Khishvand nuk janë të vërteta dhe unë e mohoj", tha Mehdi Mohammadi, kreu i burgut të grave Shahr-e Rey, për agjencinë iraniane të lajmeve ISNA.
Irani ka numrin më të lartë të vdekjes së koronavirusit në Lindjen e Mesme, në më shumë se 5000 të vdekur.
Sidoqoftë, ka frikë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.