Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi e cila tashmë për të dytën herë e ka fituar titullin e më të mirë në Europë thotë se ndihet shumë e lumtur që në Rusi është nderuar flamuri dhe himni i Kosovës.
“Jam ndjerë jashtëzakonisht e lumtur, ka qenë hera e parë që në një kampionat evropian është dëgjuar himni i Kosovës”.
“E di qysh është të jemi të diskriminuar ose jo i barabartë me sportistët e tjerë dhe jam ndier jashtëzakonisht e lumtur dhe e emocionuar, jo aq për medaljen ngaqë unë veçse jam kampione”.
Më tutje Kelmendi ka falënderuar kryeministrin për pritjen dhe të gjithë qytetarët që kanë qenë në aeroportin Adem Jashari.
“Ndihem shumë e lumtur që të paktën për 3 ditë ju kam bërë të ndiheni të lumtur dhe t’i harroni problemet”.
klankosova.tv
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.