Një e mitur dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht në Pejë.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci ka bërë të ditur se e mitura fillimisht ishte raportuar e zhdukur, transmeton Klankosova.tv.
“Me datën 19 të këtij muaji, policia kishte raportuar se një prind ka shkuar në polici dhe kishte raportuar se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Dy ditë më pas, më datën 21, policia ka konfirmuar se vajza është gjetur te një person, i cili raportohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën pa dëshirën e saj, për çka edhe është arrestuar”, tha Daci në Klan Kosova.
https://klankosova.tv/zhduket-e-mitura-ne-peje-babai-raporton-rastin-ne-poli111ci/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.