Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd të Shqipërisë, ku një 32 vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të djegë me benzinë fqinjin e tij 75-vjeçar.
Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë ndërsa i moshuari është dërguar për të të marr mjekim.
Sipas policisë rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.