Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në Turqi, ku një gjyqtare u qëllua me armë zjarri brenda një gjykate në Stamboll.
Sipas raportimeve, ajo u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj, i cili në fakt është prokuror publik, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari Sokol Brahaj, në Klan Kosova tha se rasti kishte ndodhur në Gjykatën e Apelit të Stambollit.
“Ende nuk kemi informacione zyrtare se ata ishin burrë e grua, por dimë që më parë kishin punuar në të njëjtën gjykatë”, tha ai në emisionin “Kosova Today”.
Sipas Brahaj, ky rast nuk është i pari që ndodh në Turqi.
Nga ana tjetër, Linda Kalemi tha se është e çuditshme si ka mundur të ndodhte ky rast në Gjykatën e Apelit, pasi sipas saj, ky institucion ka siguri më të lartë se aeroporti.
https://www.youtube.com/watch?v=0PwGK2-wj8Y
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.