Lajmet e fundit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Grazit, në Austri, ku një fëmijë i porsalindur është gjetur i vdekur në çatinë e një garazhi.
Fëmija u zbulua nga një fqinj në çatinë e garazhit të një ndërtese shumëkatëshe, i cili njoftoi menjëherë policinë, transmeton klankosova.tv.
Policia e Grazit fillimisht nuk mundi të gjente banorët e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, por pas disa orësh kërkimesh, ata arritën të identifikonin nënën e fëmijës. Siç citon rtl gjerman, një zëdhënësi të policisë, 20-vjeçarja ka deklaruar se e kishte lindur fëmijën e saj në kushte të vetme dhe kishte vendosur ta heqë qafe. Ajo ka shtuar se nuk kishte qenë në dijeni të shtatzënisë së saj.
Hetuesit kanë nisur procedurat për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar shkakun e vdekjes.
Policia ka kërkuar gjithashtu që të merren masa për të mbështetur nënën në këtë situatë të vështirë.