Një rast tragjik ka ndodhur më 7 shkurt në Çikago të ShBA-së, ku Gani Dragusha nga Prishtina, humbi jetën pas një aksidenti në skijim.
40-vjeçari, sipas njoftimit mortor, do të varroset në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në raportime, Dragusha kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998–1999), ku ndër vite arriti të ndërtojë jetën dhe karrierën e tij profesionale.
I ndjeri la pas vetes gruan dhe vajzat.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.