Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi sot Malishevën.
Klankosova.tv ka mësuar se i dyshuari Astrit Isufi (dhëndër i familjes) u mori jetën vëllezërve Driton dhe Naim Morina, në prani të motrës së tyre.
Burimet kanë treguar për redaksinë se motra e viktimave ka qenë në veturë bashkë me vajzën, kur i dyshuari kreu vrasjen.
"I dyshuari ka ardh me marrë gruan e tij e cila ka qenë tek familja e saj, përkatësisht tek viktimat. Incidenti ka ndodh pasi kanë dalë nga shtëpia dhe janë nis, pas disa metrave i dyshuari është ndalë ka dalë nga vetura dhe e ka kryer veprën ndërkohë që gruaja(motra e viktimave) dhe vajza e tij kanë qenë në veturë", tha burimi për Klankosova.tv.
Redaksia po ashtu ka mësuar se Astrit Isufi i cili aktualisht gjendet në arrati, është emër i njohur për organet e rendit.
Burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se ai ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.
Në anën tjetër, lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila tha se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personi që vrau vëllezërit në fshatin Gollubovc të Malishevës.
https://klankosova.tv/rrefimi-i-familjarit-te-vrasesit-per-klanin-i-armatosur-shkoi-te-miqte-disa-dite-pasi-u-varros-babai-i-gruas/
https://klankosova.tv/i-dyshuari-per-vrasjen-e-dyfishte-ende-ne-arrati-prokuroria-po-punon-per-kapjen-e-tij111/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.