Lajmet e fundit

Arifi u pyet nëse Kosova nuk ka qenë e vëmendshme me aleancat e saj dhe ka bërë gabime në menaxhimin e çështjeve si demarkacioni me Malin e Zi.
Ai u shpreh se problemi kryesor nuk ka qenë domosdoshmërisht vetë marrëveshja, por mënyra se si institucionet e Kosovës e kanë trajtuar procesin. “Ka qenë gabim se askush nuk është marrë me Malin e Zi, nuk është parë marrëveshja që Mali i Zi na ka bërë diçka, pakënaqësia e Kosovës ka qenë me vet institucionet e Kosovës dhe procesin e menaxhuar jo si duhet”, tha Arifi. Nga ana tjetër, Kajtazi e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se ajo ka qenë e rrejshme. “E rrejshme ka qenë megjithatë. Se i ke me dokumente”, tha Kajtazi.Debati vazhdoi edhe me një përgjigje nga opinionisti Arifi.
“Nuk e di. Sipas teje”, tha ai./Klankosova.tv https://www.youtube.com/watch?v=Zg8pnlRtZK4 https://www.youtube.com/watch?v=BIpz9_NWIjE https://www.youtube.com/watch?v=-KtG5lrwIss