Tragjedia në familjen kosovare në Schramberg të Gjermanisë, ka tronditur vendin.
Një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar, u goditën nga një kamion dhe fatkeqësisht humbën jetën.
Por mrekullisht në këtë rast të rëndë mbijetoi fëmija tjetër i saj, binjakja e djalit, me të cilët e ndjera ishte duke lëvizur në trotuar, në momentin kritik.
Vajza 3-vjeçare i ka shpëtuar kësaj tragjedie, pa pësuar lëndime trupore, raporton Klankosova.tv
Kjo është bërë e ditur edhe nga mediat gjermane.
Sipas informacioneve të para, viktimat janë nga rajoni i Gjakovës.
Lajmin për aksidentin fat e ka konfirmuar edhe Policia në Schramberg, transmeton Klankosova.tv
Nga ky aksident janë shkaktuar edhe dëme të mëdha, pasi shoferi i dyshuar ka goditur edhe disa makina.
Deri më tash është raportuar se i njëjti e ka humbur kontrollin mbi automjet dhe në një distancë prej 50 metrash mori me vete veturat që ishin të parkuara. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/shoferi-qe-goditi-per-vdekje-nene-e-bir-nga-kosova-e-humbi-kontrollin-per-shkak-te-gjendjes-shendetesore/
https://klankosova.tv/tragjike-29-vjecarja-nga-kosova-dhe-djali-i-saj-trevjecar-vdesin-ne-nje-aksident-ne-gjermani11/
https://klankosova.tv/policia-gjermane-deklarohet-per-klanin-e-konfirmon-qe-gruaja-kosovare-vdiq-ne-aksident-me-femijen/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.