Emiratet e Bashkuara Arabe i janë kundërpërgjigjur Iranit për akuzat se një sulm amerikan në ishullin Kharg erdhi nga shteti i Gjirit, duke thënë se politika e Teheranit ishte konfuze dhe i mungonte mençuria.
"Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të drejtën e vetëmbrojtjes përballë këtij agresioni terrorist që i është imponuar, megjithatë ato vazhdojnë t'i japin përparësi arsyes dhe logjikës, duke ruajtur përmbajtjen dhe duke kërkuar një dalje për Iranin dhe rajonin", tha Anwar Gargash, këshilltar diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ai shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë “ushtruar përpjekje të sinqerta deri në momentin e fundit për të ndërmjetësuar midis Uashingtonit dhe Teheranit për të shmangur këtë luftë”. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.