Ylli britanik i popit, Ed Sheeran u ndalua të performonte në qytetin jugor të Indisë, Bengaluru, pasi policia i tha atij se nuk kishte leje për të performuar në rrugë.
Muzikanti u filmua duke kënduar këngën e tij hit "Shape of You" dhe duke luajtur kitarë në qendër të Bengaluru-së.
Kanalet televizive indiane paraqitën edhe momentin kur një oficer policie eci drejt Sheeran dhe i hoqi mikrofonin në mes të performances, shkruan Klankosova.tv
Momenti u bë viral në mediat sociale, me një përdorues që postoi një pjesë të performancës së Sheeran në X.
A police officer unplugs Ed Sheeran’s equipment during a street performance in India:
“We have permission to be here, but this policeman is shutting it down. See you later!”
pic.twitter.com/X5MMq7Zlia
— Pop Base (@PopBase) February 10, 2025
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.