Ditë më parë Microsoft prezantoi shfletuesin e ri, Edge. Por, nuk ishin karakteristikat që solli ato që morën vëmendjen e shfrytëzuesve. Ishte, logo e re që u komentua e stërkomentua. Shkronja “e” që ishte logo edhe në versionin paraprak, Internet Explorer, vazhdon të mbetet edhe në Edge, por me disa modifikime. Si gjithmonë në kësi rastesh ka njerëz që duan të lexojnë kuptimin e dytë, atë që fshihet prapa.
Disa mendojnë që pas logos fshihet një çekiç dhe drapër i llojit sovjetik. Të tjerëve u ngjason me logon e FedEx, shkaku i hapsirës boshe në skaj. Pikërisht kjo ndërprerje ka ndezur imagjinatën e përdoruesve. Ajo bën që logo në kuptim të dytë të duket edhe si rubinet me tas, kokë e këmbë të vendosura në anën e kundërt, piano, e kushedi çka tjetër.
Çka mendoni ju, cili është mesazhi që fshihet pas kësaj logo?
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.