Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 62 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 85 persona.
Që nga fillimi i pandemisë numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa të vdekur janë 616 persona.
Rastet pozitive të 24 orëve të fundit janë nga këto komuna: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.