Javën e ardhshme do të kyçen në rrjetin e koogjenerimit objektet banesore të cilat gjenden në fillim të rrugës “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati 1” në kryeqytet.
Këtë e bëri të ditur, zëdhënësja e ngrohtores “Termokos”, Afërdita Uka, e cila tha se tashmë janë duke u bërë testimet e fundit në rrjet për të filluar me ngrohjen, njofton Klan Kosova.
Nga “Termokos” në këtë sezon do të ngrohen 24 banesa të lagjes “Qendër”, disa në Ulpianë e të tjera në “Arbëri”, të cilat gjithsej kapin shifrën e 86 objekteve në Prishtinë.
https://www.youtube.com/watch?v=mEWB1dmkvrw
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.