Franca është superfuqia tjetër botërore e cila këto ditë emëroi një emisar për Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit të qeverisë franceze, këtë post tash e tutje do e mbajë diplomati, Rene Troccaz.
Njoftimi thotë se Troccaz “do jetë i përfshirë në çështjet më të rëndësishme rajonale, në koordinim me partnerët evropian e amerikan”.
Po sipas njoftimit nga shteti që udhëhiqet nga Emmanuel Macron, emisari Troccaz do monitorojë nismat e bashkëpunimit rajonal, enkas “Procesin e Berlinit”.
Valon Murtezaj, ligjërues në shkollën IESEG në Paris, thotë se janë dy arsye madhore që e bënë Francën ta emërojë Troccazin. Sipas tij, ato janë: “agresioni rus në Ukrainë dhe nevoja për një Evropë më të fortë si aktor global”.
https://www.youtube.com/watch?v=0G59HAYBfxU
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.