Klubi Kroni dhe BJJ Kosova, nën patronatin e Komunës së Podujevës, organizuan për herë të parë në Kosovë, kampionatin në Brazilian Jiu Jitsu të quajtur Kosova Grappling Championship.
Kjo ngjarje u realizua në Podujevë dhe morën pjesë klubi Kroni nga Podujeva, Fight Club 07 nga Gjakova, BJJ Katana nga Gjilani, MMA 05 nga Ferizaji, MMA Center nga Tirana dhe BJJ Prishtina.

Garuan mbi 60 atletë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kili.
Klubi më i suksesshën ishte Kroni Fight Team nga Podujeva që u paraqit me 15 garues dhe fituan 12 medalje.
Më të mirët u shpallen Demahmet Sinani dhe Art Shabani nga klubi Kroni.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.