Të rinjtë nga komuniteti turk në Prishtinë po selektojnë në shoqatën “Gerçek” rroba e gjësende tjera për bashkëkombësit e tyre që u prekën nga tërmeti i para dy ditëve në Turqi.
Aksionin për mbledhjen e batanijeve, pelenave dhe palltove, që e nisën me vetiniciativë, po e vlerësojnë si solidarizim me ata që pësuan.
Organizatorët janë mirënjohës për secilin që po jep kontribut, derisa është e mirëseardhur çdo lloj ndihme.
Kushdo që do të dhurojë gjëra, atë mund ta bëjë çdo ditë në zyrat e shoqatës në lagjen Tophane, derisa mund të ndihmohet edhe me mjete monetare.
Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
https://www.youtube.com/watch?v=SQv7vPDv75c
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.