Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi i kryesuar nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e dytë vuri theksin se do të bëjnë mbikëqyrje të shtuar ndaj drejtuesve të njësive në sektorin publik, sa i përket respektimit të orarit të profesionistëve shëndetësorë, specifikisht për ata cilët punojnë edhe në sektorin privat.
E nga Oda e Mjekëve po konsiderojnë se shefit të qeverisë i takojnë problemet më madhore sesa kjo.
Prej këtij institucioni thanë se këto janë çështje minore me të cilat duhet të merret menaxhmenti brenda ShSKUK-së dhe jo të ngarkohet kryeministri.
Derisa, njohës të ligjit tregojnë se procedurat ligjorë për këdo që nuk e respekton orarin e punës dhe e keqpërdor atë janë shumë të qarta. Fillimisht dy vërejtje dhe më pas kalimi në Komision Disiplinor nga ku mund të pasojë edhe shkëputja e kontratës.
Mirëpo, kreu i OMK-së, Pleurat Sejdiu, thekson se nuk e din edhe asnjë rast të vetëm ku mjeku është suspenduar nga puna në rast se është gjetur duke punuar në sektorin privat përgjatë orarit të punës në atë publik,
Nga Inspektorati Shëndetësor treguan për Klan Kosovën se brenda këtij viti gjatë inspektimeve të bëra kanë hasur në tre mjekë të cilët gjatë orarit të punës në sektorin publik kanë shërbyer në atë privat. Njëri nga ta specialist në një spital të përgjithshëm, një tjetër i një klinike të QKUK-së dhe një specializant.
Për veprime urgjente lidhur me këtë, siç janë dakorduar në komision, zëvendësministri i shëndetësisë, Arsim Berisha, është takuar me drejtuesin e ISh-së.
https://www.youtube.com/watch?v=biqIfbfnJec
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.